ANKONË; ITALI | MERITA QEMALI U PËRFSHI NË AKSIDENT AUTOMOBILISTIK; VDIQ.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Apr 8
- 1 min read

Ankonë, Itali | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit (Polizia di Stato) morën dijeni se:
1- Znj. Merita Qemali, me moshë 62 vjeçe, u përfshi në aksident automobilistik; për pasojë mbeti e vdekur.
Automjeti tip “Ford” me të cilin udhëtote ajo dhe të afërm të saj u përplas me një kamion që lëvizte me shpejtësi të ulët për shkak të një defekti teknik.
Të plagosur mbetën disa veta; mes tyre edhe një i mitur dhjetë (10) vjeç.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)















Comments