TRANSMETUESI TELEVIZIV AMERIKAN “CNN”: IRANI PO PËRDOR NJË RAKETË TË RE BALISTIKE TË QUAJTUR “HAJ QASSEM” E CILA MUND T'I SHMANGET ZJARRIT KUNDËRAJROR.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 10 hours ago
- 1 min read

Uashington, Amerikë | “Irani thotë se ka përdorur një lloj të re rakete balistike në sulmet e tij të fundit ndaj Izraelit. Izraeli u godit nga raketa balistike e drejtuar ‘Haj Qassem’ gjatë një vale sulmesh mbrëmë”, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Fars.
Transmetuesi televiziv amerikan “CNN” e raporton këtë.
Ministri iranian i Mbrojtjes, gjenerali Aziz Nasirzadeh, njoftoi në televizionin iranian në fillim të majit se raketa e re do të jetë e aftë të kapërcejë sistemet mbrojtëse si Mbrojtja Terminale e Lartësisë së Lartë (Thaad) e ushtrisë amerikane, e vendosur në Izrael, si dhe sistemet e mbrojtjes nga raketat Patriot dhe sisteme të tjera të vendosura nga Izraeli.
Sipas agjencisë së lajmeve “Tasnim” të Iranit, Irani zbuloi raketën në fillim të muajit të kaluar, duke thënë se është me lëndë djegëse të ngurtë, ka një rreze veprimi prej 1200 kilometrash dhe është e pajisur me një kokë luftarake të manovrueshme të aftë të depërtojë në sistemet e mbrojtjes nga raketat.
“Raketa e re balistike është gjithashtu e pajisur me një sistem të përparuar navigimi që i lejon asaj të godasë me saktësi objektivat dhe të kundërshtojë luftën elektronike”, raportoi agjencia e lajmeve “Tasnim”.
Raketa mban emrin e z. Kasem Sulejmani (Qassem Soleimani), ish-komandantit të Forcës Kuds (Quds), njësisë së operacioneve speciale të Korpusit të Gardës Revolucionare të Iranit, i cili, u vra në një sulm të ShBA-ës në Irak gjatë mandatit të parë të Presidentit Danlld Tramp (Donald Trump).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments