FORCAT AJRORE TË IZRAELIT GODITËN AEROPORTIN E MASHHADIT NË VERILINDJE TË IRANIT (2300 KM LARG NGA IZRAELI).
- Agjencia Telegrafike Vox
- 10 hours ago
- 1 min read

Teheran, Iran | Forcat Ajrore të Izraelit (IAF) goditën një aeroplan ajror të furnizimit me karburant në sulmin me distancën më të gjatë që nga fillimi i Operacionit “Rising Lion”.
Zjarr shpërtheu në aeroportin e Mashhadit pasi avionët luftarakë të Izraelit goditën një avion iranian që po furnizohej me karburant, më 15 qershor të vitit 2025.
“Ushtria izraelite goditi Aeroportin Ndërkombëtar të Mashhad Shahid Hasheminejad-it në verilindje të Iranit të dielën pasdite”, tha ushtria.
Ushtria deklaroi se sulmi ajror shënjestroi një aeroplan ajror iranian të furnizimit me karburant, si pjesë e përpjekjeve të Forcave Ajrore Izraelite për të vendosur epërsi ajrore mbi hapësirën ajrore iraniane.
Llogaritë e mediave sociale të kontrolluara nga Trupat e Gardës Revolucionare Islamike treguan një shtyllë tymi që ngrihej në Mashhad.
Megjithatë, media shtetërore iraniane pretendoi se nuk kishte dëme në ndërtesat ose pistën e aeroportit.
“Mashhadi ndodhet afërsisht 2300 kilometra larg Izraelit dhe ky sulm shënon sulmin me rreze të gjatë veprimi të kryer që nga fillimi i Operacionit ‘Rising Lion’ të premten në mëngjes”, komentoi Uashtria e Izarelit (IDF).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentários