top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MIJËRA NJERËZ MARSHUAN NË BELGJIKË DHE HOLANDË: “VALË E KUQE” PËR GAZËN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 15
  • 1 min read
ree

Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | Një valë e kuqe për të denoncuar gjenocidin në Gazë.


Në Bruksel, duke filluar nga ora 15:00, u zhvillua demonstrata më e madhe e solidaritetit për Rripin e Gazës që nga fillimi i ofensivës izraelite.


Marshimi, i cili, filloi në zonën veriore të qendrës së kryeqytetit belg, shkoi në Parkun Cinquantenaire, në zemër të Lagjes Evropiane.


Sipas organizatorëve, kishte 110000 protestues.


Policia, megjithatë, flet për 75000 njerëz që marshuan nëpër rrugët e Brukselit.


Koncepti bazë i demonstratës ishte: “Qeveria belge duhet të marrë masa konkrete për t'i dhënë fund asaj që gjithnjë e më shumë OJQ dhe ekspertë po e përshkruajnë si gjenocid, në veçanti duke futur sanksione kundër Izraelit, është apeli i nisur nga protestuesit”.


Shoqata të ndryshme që morën pjesë në organizimin e iniciativës ishin:

1- Amnesty International.

2- Solidaris.

3- Lëvizja e Punëtorëve të Krishterë.


Mijëra persona marshuan gjithashtu në Hagë. Demonstrata, e lidhur me atë që u zhvillua gjithashtu në Bruksel, sipas organizatorëve mblodhi 150000 njerëz.


Demonstrata, protesta e dytë e madhe brenda një muaji e organizuar nga disa OJQ, përfshirë Oxfam dhe Amnesty, i kërkon qeverisë së përkohshme holandeze të mbajë një qëndrim të vendosur kundër veprimeve ushtarake izraelite.


Kryeministri në largim Dik Shuf (Dick Schoof) shkroi në rrjetin social virtual Iks (X): “Për të gjithë njerëzit në Hagë: ne ju shohim dhe ju dëgjojmë. Në fund të fundit, qëllimi ynë është i njëjtë: t’i japim fund vuajtjeve në Gaza sa më shpejt të jetë e mundur”.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page