top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LUMI MAT; FSHATI SKURAJ; KURBIN | KLAJDI ELEZI U MBYT NË LUMIN MAT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 9 hours ago
  • 1 min read

Lumi Mat, Fshati Skuraj, Kurbin, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit konstatuan se:

1- Z. Klajdi Elezi, me moshë 22 vjeç, u mbyt në ujërat e lumit Mat.

 

Njoftim | Kurbin/Informacion paraprak.


Rreth orës 16:00, është njoftuar Salla Operative se në fshatin Skuraj, në lumin Mat, shtetasi K. E., duke u larë në lumë, dyshohet se është rrëmbyer nga rrjedha e lumit dhe për pasojë ka humbur jetën.


Shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me banorët e zonës, kanë gjetur dhe nxjerrë trupin e pajetë të 22-vjeçarit dhe kanë transportuar në morg për veprime të mëtejshme.


Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page