TËRMET 6.1 BALLË NË PERU | THELLËSIA FOKALE ISHTE 49 KILOMETRA; 1 I VDEKUR + 5 TË PLAGOSUR; DËME TË SHUMTA MATERIALE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 15, 2025
- 1 min read

Limë, Peru | “Për shkak të tërmetit me magnitudë 6.1, deri më tani është regjistruar një viktimë në distriktin e Independencias, ndërsa 5 persona u plagosën dhe po trajtohen në spitale të ndryshme në kryeqytet (Limë) ku është raportuar edhe dëme në rrugë dhe objekte shëndetësore”.
Ky është vlerësimi i parë nga Coen, Qendra e Operacioneve të Emergjencave Peruane, pas tërmetit të fortë që goditi mëngjesin e sotëm, në orën 11:35 të mëngjesit sipas kohës së Limës.
Epiqendra e tërmetit ishte 30 kilometra në jugperëndim të provincës kushtetuese të KalLao (Callao), në rajonin e Limës, dhe ndodhi në një thellësi prej 49 kilometrash, sipas Institutit Gjeofizik të Perusë.
“Viktima e vetme e regjistruar deri më tani është shoferi 36-vjeçar i motoçikletës-taksive Jonathan Teófilo Ventura Vega, i cili, po priste një pasagjer jashtë shtëpisë së tij, i cili, vdiq menjëherë kur një mur në katin e katërt të një ndërtese në ndërtim e sipër u shemb mbi të”, konfirmoi Ramiro Trauko (Trauco), kreu i Divizionit të Policisë Veri II, për grupin mediatik peruan, “Rpp”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments