top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TORKIAROLO (TORCHIAROLO); BRINDISI | LUIXHI PERRUÇIO (LUIGI PERRUCCIO); SARA KAPILUNGA (CAPILUNGA); KARINA RIZKHOVA (RYZKHOVA) U PËRFSHINË NË AKSIDENT AUTOMOBILISTIK; U DOGJËN TË GJALLË NË MAKINË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 3, 2025
  • 2 min read

Torkiarolo (Torchiarolo), Brindisit, Itali | Një tragjedi goditi komunitetin e Torkiarlos (Torchiarolo), në zonën e Brindisit.

 

Autoritetet vendore të Policisë konstatuan se një aksident ngjau me pasojë vdekjen e:

1- Z. Luixhi Perruçio (Luigi Perruccio), me moshë 22 vjeç.

2- Znjsh. Sara Kapilunga (Capilunga).

3- Karina Rizkhova (Ryzkhova), të dyja 21 vjeç.

 

Aksidenti rrugor ndodhi mbrëmjen e së shtunës, 3 maj, përgjatë rrugës provinciale 85, rruga që lidh Torkiarolon (Torchiarolo) me marinën e Lendinusos.

 

Sipas një rindërtimi fillestar, tre miqtë po udhëtonin në një automjet tip “Porsche”, me sa duket të marrë me qira, kur për arsye ende të paqarta automjeti doli nga rruga, goditi një pemë dhe u përmbys, duke marrë flakë disa çaste më vonë.

 

Përplasja ishte jashtëzakonisht e dhunshme dhe nuk la asnjë shpëtim për ta.

 

Kur mbërritën ekipet e shpëtimit - zjarrfikësit, karabinierët, policia lokale dhe personeli i 118-ës - makina ishte përfshirë tashmë nga flakët.

 

Operacionet e shuarjes dhe të nxjerrjes së trupave ishin dramatike. Tre të rinjtë u dogjën për vdekje. Anëtarët e familjeve, të cilët, nxituan në vendngjarje, u ndjenë keq për shkak të dhimbjes dhe tronditjes.

 

Z. Luixhi Perruçio (Luigi Perruccio), shoferi, ishte i punësuar në një serë.

 

Znjsh. Sara Kapilunga (Capilunga) dhe znjsh. Karina Rizkhova (Ryzkhova), shoqe të pandashme, jetonin të dyja në Torkiarlo (Torchiarolo).

 

Znjsh. Karina, me origjinë ukrainase, ishte birësuar nga një familje vendase. Lajmi tronditi të gjithë qytetin, i cili, ende nuk e besonte atë që kishte ndodhur.

 

Dinamika e aksidentit po shqyrtohet tani nga Karabinierët dhe hetuesit e prokurorisë së Brindisit, të cilët, në orët e ardhshme do të dëgjojnë dëshmitarët dhe do të mbledhin çdo informacion të dobishëm.

 

Magjistrati në detyrë pritet gjithashtu në vendin e aksidentit për të koordinuar hetimet.

 

Ndër hipotezat që po shqyrtohen, është një tejkalim i mundshëm i shpejtësisë, por vetëm raportet teknike do ta sqarojnë të vërtetën.

 

Ndërkohë, Torkiarolo (Torchiarolo) përgatitet të vajtojë tre jetë të reja të shkatërruara në një mbrëmje të zakonshme, të transformuara në një tragjedi të pashlyeshme.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page