SHTËPIA E BARDHË: PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) NUK ËSHTË SHTRUAR NË SPITAL NË QENDRËN MJEKËSORE USHTARAKE KOMBËTARE UOLLTËR RID (WALTER REED).
- Agjencia Telegrafike Vox

- 31 minutes ago
- 2 min read
Uashington, Amerikë | Shtëpia e Bardhë mohoi thashethemet që qarkullojnë në mediat sociale virtuale se Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump), është shtruar në spital në Qendrën Mjekësore Ushtarake Kombëtare Uolltër Rid (Walter Reed) në Bethesda.
“Nuk ka pasur kurrë një president që ka punuar më shumë për popullin amerikan sesa Presidenti Tramp (Trump).
Ai punoi pa u lodhur këtë fundjavë të Pashkëve në Shtëpinë e Bardhë dhe në Zyrën Ovale. Zoti e bekoftë”.
Kështu shkroi zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Stevn Çeung (Steven Cheung), në rrjetin social virtual Iks (X).
Ndërkohë, një gazetare e njohur e entit mediatik “CBS News”, Ema Nikolson (Emma Nicholson), ndau një foto në rrjetin social virtual Iks (X) që tregonte një roje të Marinës në hyrje të Krahut Perëndimor, duke treguar se presidenti po punon brenda.
Shëndeti i Presidentit Tramp (Trump) është një çështje kyçe në mandatin e tij të dytë, pasi ai është ndër banorët më jetëgjatë të Shtëpisë së Bardhë.
Thashethemet rreth vizitës së tij në Uolltër Rid (Walter Reed) qarkulluan në mediat sociale virtuale pasi Shtëpia e Bardhë njoftoi në orën 11:00 të paradites (ora 17:00 në Shqipëri) se presidenti nuk do të bënte asnjë paraqitje publike për pjesën tjetër të ditës.
Ky është një veprim i pazakontë për presidentin, i cili, normalisht udhëton në Mar-a-Lago për të luajtur golf në fundjavë.
Vizita e fundit e tij në qendrën shëndetësore ishte tetorin e kaluar.
“Po, bëra një rezonancë magnetike. Ishte perfekte”, u tha ai gazetarëve në bordin e avionit presidencial “Air Force One” - pa shpjeguar arsyen e testeve, të cilat, mund të përdoren për të identifikuar probleme të ndryshme.
“Mjeku tha se ishte një nga raportet më të mira që kanë parë ndonjëherë, për moshën e tij”, tha ai.
Kur u pyet për arsyet e rezonancës magnetike, ai i këshilloi gazetarët të pyesnin mjekët.
Në vitin 2025, Shtëpia e Bardhë njoftoi se ai ishte diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Kerolain Levit (Karoline Leavitt) shpjegoi se gjendja u zbulua pas ënjtjes në këmbë.
“Grumbullimi i gjakut në gjymtyrët e poshtme është për shkak të pamjaftueshmërisë kronike venoze, e cila, ndodh kur venat në këmbë parandalojnë gjakun të kthehet në zemër, një gjendje beninje dhe e zakonshme tek të moshuarit”, sipas z. Sin (Sean) Barbarella, mjekut presidencial.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)











Comments