top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ITALI | NË NAPOLI U ARRESTUA ROBERTO MACARELA (MAZZARELLA); KREU I KLANIT MACARELA (MAZZARELLA) QË DOMINON NAPOLIN DHE PROVINCËN E TIJ.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 9 hours ago
  • 1 min read

Napoli, Itali | Ai fshihej në një vendpushim me çmim 1000 euro nata në Vietri sul Mare (Salerno), ku karabinierët e gjetën mbrëmë.


Kështu e përfundoi arratisjen z. Roberto Macarela (Mazzarella), kreu i klanit Macarela (Mazzarella) që dominon Napolin dhe provincën e tij.


Ai nuk bëri rezistencë, ai ishte në listën e të arratisurve shumë të rrezikshëm të Ministrisë së Brendshme të Republikës së Italisë.


I lindur në vitin 1978, kishte qenë në arrati që nga 28 janari 2025 dhe i kishte shpëtuar kapjes pasi një urdhër paraprak paraburgimi u lëshua nga Gjykata e Napolit me kërkesë të Drejtorisë Antimafia të Napolit (DDA) me akuzën e vrasjes së rënduar me metoda mafioze.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page