TOPAKËMBASI MIRLIND DAKU KA KËRKUAR BOTËRISHT FALJE PËR LIGJËRIMET E TIJ TË MBAJTURA NË STADIUM: DUHET FALUR!
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 20, 2024
- 2 min read
Tiranë, Shqipëri | Topakëmbasi Mirlind Daku ka kërkuar botërisht falje për ligjërimet e tij të mbajtura në fund të ndeshjes mes përfaqësueses së topakëmbasit të Shqipërisë dhe asaj të Kroacisë.
Ai kreu një postim në rrjetet sociale në lidhje me këtë çështje.
Z. Daku duhet falur, sepse, nuk mund të ndodhë që dikush të jetë hëm topakëmbas, hëm filozof.
Kuptimi i gabimit dhe kërkimi i faljes botërisht janë elemente që i japin akoma më shumë vlerë kërkesës për falje drejtuar subjekteve të prekur nga ligjërimet e tij dhe njëkohësisht qeverisë botërore të topakëmbasit.
Z. Daku u akuzua se mori një megafon në dorë dhe iu bashkua koreve të tifozëve me fyerje raciste, të cilat u bënë objekt diskutimesh gjatë ditës së sotme, duke eklipsuar rezultatin e barazimit.
Shënimi i z. Daku | Përshëndetje të gjithëve.
Së pari dua të jem falenderues ndaj të gjithë atyre që na kanë përkrahur në momentet e mira dhe të vështira në Euro 2024.
Si çdo futbollist, në ato momente emocionet janë në një nivel tjetër, ku vetëm brenda fushës mund të kuptohen, është e vështirë të përshkruash ndjenjën e të luajturit për këtë Kombëtare, për këta tifozë të mrekullueshëm që na japin dashni pa kufi, ashtu siç është dhe moto jonë, “Shqipëri dashni pa kufi”.
Ndjesë nëse kam fyer dikë pas ndeshjes me Kroacinë, afekti i lojës e bën të vetën, unë vazhdoj të punoj së bashku me gjithë grupin rreth ëndrrave tona.
Falja është burrërore, dhe e ndjej obligim moral dhe profesional ta bëj një gjë të tillë, për gjithë ata që janë lënduar.
Me respekt,
Mirlind Daku.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)







































Comments