top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TIRANË | VALON BELA DHE BEKIR HALIMI U SHPALLËN PERSONA NON GRATA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 day ago
  • 2 min read
Valon Bela
Z. Valon Bela dhe z. Bekir Halimi

Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat përgjegjëse të shtetit shqiptar shpallën subjekte të padëshiruar (persona non grata):

1- Z. Valon Bela (urdhër dëbimi).

2- Z. Bekir Halimi (nga Maqedonia e Veriut).


Ata nuk do të lejohen të hynë në territorin shqiptar për një periudhë 10-vjeçare.


Ata konsiderohen të përfshirë në kryerje aktesh ose propagande kundër sovranitetit të Republikës së Shqipërisë, sigurisë kombëtare, rendit kushtetues dhe rendit e sigurisë publike, nga pozita të dyshuara si anëtarë organizatash terroriste, si dhe përkrahje ose kryerje të veprimeve anarkiste kundër shtetit ligjor.


Deklaratë | “Fillimisht faleminderit miqve e dashamirëve që më informuat dhe që më jepni mbështetjen tuaj.


Ja reagimi im me rastin e shpalljes sime 'i padëshiruar' për Qeverinë e Edi Ramoviçit, vëllaut siamez të Vuçiç.


Një vendim administrativ nuk mund ta shpallë "non grata" historinë, sakrificën dhe kontributin e një shqiptari.


Nëse një luftëtar i tri luftërave kombëtare shqiptare shpallet i padëshiruar në shtetin shqiptar, atëherë pyetja nuk është vetëm se kush u shpall "non grata", por çfarë mesazhi po i jepet kujtesës sonë kombëtare.


Shqiptarët nuk janë ndarë kurrë në ata "brenda" dhe "jashtë" kufirit shtetëror kur ka qenë fjala për idealet kombëtare.


Ata që kanë sakrifikuar për lirinë dhe dinjitetin e shqiptarëve nuk mund të gjykohen vetëm me vendime administrative, sidomos kur mungon transparenca dhe një shpjegim i qartë publik.


Asnjë qeveri nuk është mbi kombin dhe asnjë mandat politik nuk është i përjetshëm.


Qeveritë vijnë e shkojnë, ndërsa historia mbetet. Ata që sot marrin vendime përjashtuese duhet të jenë të vetëdijshëm se do të gjykohen jo vetëm nga bashkëkohësit, por edhe nga brezat që do të vlerësojnë nëse kanë mbrojtur interesin kombëtar apo interesat e ditës.


E sidomos kur një qeveri fyen rëndë Kosovën, pret me tepih të kuq Vuçiqin dhe malltreton e rrah brutalisht popullin e tij që mendon ndryshe.

 

Dinjiteti i një luftëtari nuk matet me të drejtën për të hyrë ose jo në një shtet, por me veprën që ka lënë pas dhe me respektin që gëzon në mesin e popullit, ndryshe nga qeveria aktuale që gëzon respekt vetëm nga foshnjëvrasësit.


Dhe mu në sinkron të plotë, Rama & Vuçiq më fusin në listën e padëshiruarve.


Kjo flet shumë”, shkroi z. Valon Bela.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page