top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TIRANË | SEFER SELIMAJ U EKSTRADUA NGA ITALIA; I DËNUAR ME 15 VJET BURG PËR TRAFIK QENIESH NJERËZORE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 3 minutes ago
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit ekstraduan nga Republika e Italisë drejt autoriteteve shqiptare të zbatimit të ligjit:

1- Z. Sefer Selimaj, me moshë 42 vjeç.


Njoftim | Shtetasi S. S., ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda e ka dënuar me 15 vite burgim për veprën penale 'Trafikim i personave të rritur', kryer në bashkëpunim.


Pas përfundimit të procedurave të ekstradimit, 42-vjeçari iu dorëzua autoriteteve shqiptare për vijimin e ekzekutimit të vendimit penal, u tha ndër të tjera në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page