TIRANË | U EKSTRADUA NGA FRANCA KRISTOFËR (CHRISTOPHER) RUDOVIÇ (I LINDUR NË SHBA-ës); NË PIKËN E KALIMIT KUFITAR RINAS IU KAPËN DY THIKA; I DËNUAR ME 8 MUAJ BURG.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 14 hours ago
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Strukturat përgjegjëse të Policisë së Shtetit ekstraduan nga Franca:
1- Z. Kristofër (Christopher) Rudoviç, i lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Njoftim | Policia e Shtetit.
-U ekstradua nga Franca, shtetasi Ch. R., 25 vjeç, i lindur në ShBA.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Tiranës, me vendimin e datës 05.11.2024, e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Në muajin qershor 2024, në aeroportin e Rinasit, gjatë kontrollit me skaner, në valixhet e këtij shtetasi janë gjetur 2 armë të ftohta (thika metalike), thuhet shkurtimisht në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments