TIRANË | ERISJALDO GJUTA U ARRESTUA NË LIDHJE ME PLAGOSJEN ME ARMË ZJARRI TË NATALIA MURATIT; DJE U ARRESTUAN VLADIMIR GJUTA DHE MIRVETE REXHMATI (GJUTA); NË KËRKIM JANË SAJMIR GJUTA DHE ELVIR GJUTA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 7 hours ago
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Erisjaldo Gjuta, me moshë 22 vjeç.
Ai konsideroht subjekt i lidhur me plagosjen me armë zjarri të:
1- Znjsh. Natalia Murati.
Dje, nga strukturat vendore të Policisë së Shtetit u arrestuan:
1- Z. Vladimir Gjuta, me moshë 46 vjeç.
2- Znj. Mirvete Rexhmati (Gjuta).
U shpallën në kërkim policor:
1- Z. Erisjaldo Gjuta, me moshë 22-vjeç, i biri i z. Sajmir Gjuta dhe i znj. Mirvete Rexhmati (Gjuta), i dyshuar se ka lidhje sentimentale me znjsh. Natalia Murati (tashmë i arrestuar).
2- Z. Sajmir Gjuta, me moshë 49 vjeç.
3- Z. Elvir Gjuta, me moshë 24 vjeç (kushuri me z. Erisjaldo Gjuta).
Njoftim | Specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Pronës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, kapën dhe ndaluan shtetasin E. Gj. 22 vjeç, i shpallur në kërkim ditën e djeshme për veprat penale “Moskallëzim i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments