KRYEMINISTRI BRITANIK KEËR STARMËR (KEIR STARMER): ALEKSEI NAVALNI TREGOI GUXIM TË JASHTËZAKONSHËM PËRBALLË TIRANISË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 1 min read

Londër, Mbretëria e Bashkuar | “Aleksei Navalni (Alexei Navalny) ka treguar guxim të jashtëzakonshëm përballë tiranisë.
Vendosmëria e tij për të zbuluar të vërtetën ka lënë një trashëgimi të qëndrueshme dhe sot mendimet e mia janë me familjen e tij.
Po bëj gjithçka që është e nevojshme për të mbrojtur popullin tonë, vlerat tona dhe mënyrën tonë të jetesës nga kërcënimi i Rusisë dhe qëllimet vrasëse të Putinit”.
Kështu shkroi Kryeministri britanik Keër Starmër (Keir Starmer) në rrjetin social virtual Iks (X).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments