top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TIRANË | U EKSTRADUA NGA MBRETËRIA E DANIMARKËS DANIELE MATOSHI (I NJOHUR EDHE SI DANIELE ÇELA DHE OKLID ÇELA) NGA ELBASANI; I DËNUAR ME 13 VJET BURG NË MBRETËRINË E NORVEGJISË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 14 hours ago
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Strukturat përgjegjëse të Policisë së Shtetit ekstraduan nga Mbretëria e Danimarkës:

1- Z. Daniele Matoshi (i njohur edhe si Daniele Çela dhe Oklid Çela), nga Elbasani.


Njoftim | Policia e Shtetit.


-U ekstradua nga Danimarka, shtetasi D. M. alias D. Ç. alias O. C., 38 vjeç, i lindur në Elbasan.


Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Elbasanit, me vendimin e datës 18.07.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.


Shtetasi D. M. ka qenë i dënuar nga Gjykata e Kristiansand, Norvergji, me 13 vjet burgim, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, si pjesë e një organizate kriminale, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.


Mbi bazën e materialeve të dërguara nga autoritetet norvegjeze dhe nga hetimet e kryera nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan kanë rezultuar pasuri (prona) të pajustifikuara në emër të tij dhe të familjarëve së tij, thuhet shkurtimisht në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page