top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TIRANË | PROKURORIA E POSAÇME KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR SHQIPTOI PRETENCË PËR DËNIMIN E BIZNISMENIT REZART TAÇI (NË ARRATI) ME 13 VJET BURG.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 5 hours ago
  • 1 min read
Subjekti objekt pretence
Subjekti objekt pretence

Tiranë, Shqipëri | Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) kërkon dënimin penal me 13 vjet heqje lirie për biznesmenin në arrati Rezart Taçi.


Ai po gjykohet penalisht në mungesë për pastrim parash në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.


Pretenca u shqiptua nga Prokurori i Posaçëm Klodian Braho; i cili, kërkoi gjithashtu konfiskimin dhe kalimin në llogari të shtetit të shumës prej tetëmbëdhjetë (18) milionë €, që, i përkasin një skeme të lidhur me strukturat italiane të krimit të organizuar.


Fondet dyshohet se janë pastruar përmes transaksioneve financiare të strukturuara.


Hetimet penale paraprake kanë dokumentuar përfshirjen e z. Taçi në këtë aktivitet kriminal.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page