RRUGA “KASTRIOTËT”; TIRANË | NË NJË AKSIDENT AUTOMOBILISTIK MBETI I VDEKUR NJË I MITUR ME MOSHË SHTATË (7) VJEÇ.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 24
- 1 min read

Rruga “Kastriotët”, Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:
1- Në një aksident automobilistik, mbeti i vdekur një i mitur me moshë shtatë (7) vjeç.
Njoftim | Rreth orës 11:20, në rrugën “Kastriotët”, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur një shtetas të mitur rreth 7 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.
Si pasojë, i mituri ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, si dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Lajm në përditësim, … 👇👇👇
Pas kryerjes së veprimeve policore u arrestuan:
1- Z. Tomorr Shukulli, me moshë 55 vjeç.
2- Znj. Valentina Koltraku, me moshë 42 vjeçe.
Nga të dhënat penale paraprake kumtohet se ai dhe ajo në drejtimin e automjeteve të tyre kanë përplasur të miturin duke i shkaktuar vdekjen.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)











Comments