top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TIRANË | NËN PROCEDURË PENALE BENARD BIBA; KLEIDI DYRMA; EMA TAIPI; ENO HANA; AIDA VOKLI; MARSEL LAMI; XHONI HITAJ; LEDJON CENAJ; MASHTRIM ME QENDRA THIRRJESH (CALL CENTERS).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 days ago
  • 3 min read

Updated: 17 hours ago

Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit kryen veprime ndaj:

1- Z. Eduart Dalla.

2- Z. Mateo Hoxha.

3- Z. Tedi Agastra.

4- Z. Ledio Toçi.

5- Z. Xhoel Mekolli.

6- Z. Kristjan Buda.

7- Z. Benard Biba.

8- Z. Kleidi Dyrma.

9- Znj/znjsh. Ema Taipi.

10- Z. Eno Hana.


Ndaluan për të dalë jashtë shtetit:

1- Znj/znjsh. Aida Vokli.


Shpallën në kërkim policor:

1- Z. Marsel Lami.

2- Z. Xhoni Hitaj.

3- Z. Ledjon Cenaj.


Njoftim | Policia e Shtetit.


Finalizohet operacioni i koduar “Ghost Call”.


Operacioni, nga Drejtoria për Hetimin e Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me autoritetet austriake, me mbështetjen e EUROPOL, me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës dhe Eurojust.


Goditet, si rezultat i një hetimi 2-vjeçar, një skemë mashtrimi kompjuterik nëpërmjet call centerave.


Zbulohen 12 ambiente të vëna në funksion të kësaj skeme.


Vihen në pranga 10 shtetas, ekzekutohen 2 masa sigurie të tjera për 1 shtetase, si dhe shpallen në kërkim 4 shtetas, të përfshirë në këtë veprimtari, me role të ndryshme.


Sekuestrohen 891 735 euro të dyshuara të përfituara nga kjo skemë mashtrimi, si dhe 443 kompjuterë, 238 celularë, 6 laptopë dhe pajisje të tjera (HDD, DVR), nëpërmjet të cilave kryhej aktiviteti.


Operacioni “Ghost Call”, për goditjen e mashtrimit kompjuterik të kryer nëpërmjet call centerave, rezultat i një hetimi të thelluar nga strukturat për hetimin e krimit kibernetik, gjatë 2 viteve. Hetimi nisi me iniciativën e strukturave për hetimin e krimit kibernetik, pas një kërkese për informacion të ardhur nga autoritetet austriake, dhe rezultoi me zbulimin dhe dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale.


Me vendimin nr. 3410 të datës 13.04.2026, Gjykata e Tiranës lejoi kontrollin në 3 subjekte në Tiranë, si dhe në 9 banesa të shtetasve të dyshuar të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Gjatë ndërhyrjes, në këto ambiente u gjetën shtetas të punësuar si operatorë, duke kryer mashtrim kompjuterik.


Në vijim të veprimeve procedurale, me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, u ekzekutuan 5 nga 7 masa sigurie “Arrest në burg”. Konkretisht, u ekzekutua kjo masë, për shtetasit E. D., 47 vjeç, M. H., 23 vjeç, T. A., 22 vjeç, L. T., 32 vjeç dhe Xh. M., 28 vjeç. Me të njëjtën masë, u shpallën në kërkim shtetasit Xh. H., 30 vjeç dhe M. L., 28 vjeç.


Më tej, u ekzekutuan masat e sigurisë “Ndalimi për të dalë jashtë shtetit” dhe “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, për shtetasen A. V., 33 vjeç. Ndërkaq, me të njëjtat masa u shpall në kërkim shtetasi L. C., 25 vjeç.


Në vijim të operacionit “Ghost Call”, u arrestuan në flagrancë shtetasit: K. B., 38 vjeç, E. H., 26 vjeç, B. B., 25 vjeç, K. D., 25 vjeç dhe  E. T., 32 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi D. J., 24 vjeç.


Nga veprimet hetimore rezultoi se këta shtetas kishin rol drejtues në ekipet e përfshira në këtë veprimtari.


Ekzekutimi i vendimeve u realizua nga oficerët e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, si dhe në koordinim të plotë me hetues nga autoritetet austriake dhe ekspertë të Europolit, pjesëmarrës në operacion.


Gjatë kontrolleve u gjetën 891 735 euro, 443 kompjuterë, 238 celularë, 6 laptopë dhe pajisje të tjera (HDD, DVR), të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të mëtejshme.


Ndërkaq, vijojnë hetime për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në të.


Policia e Shtetit mbetet e angazhuar maksimalisht në luftën kundër krimit kibernetik, fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të dyshuar në këtë fushë, dhe garanton anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page