top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TIRANË | YLLI MISKU U ARRESTUA; GJYKATA E APELIT E BOLONJËS I KA SHQIPTUAR DËNIM PENAL ME 5 VJET + 11 MUAJ + 14 DITË BURG PËR “TRAFIKIMI I LËNDËVE NARKOTIKE” + “VJEDHJE NË RRETHANA RËNDUESE”.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
Apr 12
2 min read

Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë arrestuan:

1- Z. Ylli Misku, me moshë 51 vjeç.


Njoftim | Policia e Shtetit.

 

Vijojnë operacionet për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.


Finalizohet faza e 90-të e operacionit policor të koduar “Operacionalja”.


I dënuar në Itali me 5 vjet, 11 muaj e 14 ditë burg për trafikim të narkotikëve dhe vjedhje në rrethana rënduese, kapet dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimi, 51-vjeçari.


Shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative mbi vendndodhjen e një shtetasi të dënuar në Itali, organizuan dhe finalizuan fazën e 90-të të operacionit policor të koduar “Operacionalja”.


Në kuadër të kësaj faze, në Tiranë u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit Y. M., 51 vjeç, banues në Tiranë.


Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit Bologna, Itali, në korrik të vitit 2022, e ka dënuar me 5 vjet, 11 muaj e 14 ditë burg për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, dhe “Vjedhje në rrethana rënduese”.


Arrestimi i tij u krye me qëllim ekstradimi drejt Italisë, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page