top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LAGJJA “ISH-PARKU”; TIRANË | U ARRESTUAN HYSEN NEZA DHE KEVIN NEZA; U SHPALL NË KËRKIM POLICOR JURGEN NEZA; PENGMARRJE E NJË BIZNISMENI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 days ago
  • 2 min read

Updated: 13 hours ago

Subjektet objekt arresti
Subjektet objekt arresti

Lagjja “ish-Parku”, Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Hysen Neza.

2- Z. Kevin Neza.


Shpallën në kërkim policor:

1- Z. Jurgen Neza.


Ata konsiderohen të përfshirë në pengmarrjen e një biznesmeni; të cilit, iu paraqitën si agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH); të cilit, i kërkuan para në trajtë gjobe.


Njoftim | Tiranë.


Finalizohet operacioni policor i koduar “Hijet”.


Morën me forcë një 32-vjeçar, e mbajtën në një ambient në Xhafzotaj, duke e kanosur dhe ushtruar dhunë fizike ndaj tij, për përfitimin e një vlere monetare, identifikohen 3 autorët e dyshuar.


Vihen në pranga 2 prej tyre, shpallet në kërkim një tjetër.


Sekuestrohen 5 automjete, 5 celularë, një shumë parash dhe sende të kundërligjshme.


Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, nën drejtimin e Prokurorisë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës Operacionale dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Tiranë, në vijim të kallëzimit të bërë nga një 32-vjeçar, i cili deklaroi se më datë 31.03.2026, tre shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, e kishin marrë me forcë dhe e kishin mbajtur për disa orë në një ambient privat, ku e kishin kanosur dhe ushtruar dhunë fizike ndaj tij, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Hijet”.


Në kuadër të operacionit:


-u ndaluan shtetasit H. N., 33 vjeç dhe K. N., 25 vjeç;


-u shpall në kërkim shtetasi J. N., 28 vjeç, banues në Xhafzotaj.


Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, kanë marrë me forcë në automjet 32-vjeçarin, e kanë kanosur dhe ushtruar dhunë ndaj tij, me qëllim përfitimin e një vlerë monetare.


Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.


Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page