top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TIRANË | MARASH ALIAJ U ARRESTUA; ELTON HUNDA DHE GENC LOGU U SHPALLËN NË KËRKIM POLICOR; I GRABITËN ME DHUNË 1 MILIONË LEKË TË VJETRA NJË SHITËSI NË KIOSKË TE “KTHESA E KAMZËS”.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 8 hours ago
  • 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Marash Aliaj, me moshë 33 vjeç.


Shpallën në kërkim policor:

1- Z. Elton Hunda, me moshë 35 vjeç.

2- Z. Genc Logu, me moshë 34 vjeç.


Njoftim | Tiranë


Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar “Reaction”.


Zbardhet një rast vjedhjeje me dhunë, ndodhur mëngjesin e djeshëm.


Ushtruan dhunë ndaj shitësit të një biznesi dhe vodhën 100 000 lekë të rinj, si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore nga Policia identifikohen 3 autorët e dyshuar.


Kapet dhe vihet në pranga njëri prej tyre, punohet për kapjen e 2 të tjerëve. Të tre autorët me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve kundër personit dhe pronës.


Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 pas njoftimit të marrë se tre shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin vjedhur me dhunë një shumë parash, në një biznes (tabachino), në vendin e quajtur “Kthesa e Kamzës”, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e tyre.


Në kuadër të operacionit policor të koduar “Reaction”, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit M. A., 33 vjeç, i cili gjatë operacionit policor për kapjen e tij, në rrugën “Sabaudin Gabrani”, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit E. H., 35 vjeç dhe G. L., 34 vjeç.


Nga veprimet hetimore dyshohet se këta tre shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë marrë me dhunë 100 000 lekë të rinj shitësit të një biznesi duke e dhunuar fizikisht.


Vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.


Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page