top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DREJTORI EKZEKUTIV I ENTIT MEDIATIK “WASHINGTON POST” UILL LJUIS (WILL LEWIS) DHA DORËHEQJE PAS SHKURTIMEVE TË RRETH 300 VENDEVE TË PUNËS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Uashington, Amerikë | Drejtori ekzekutiv i entit mediatik “Washington Post”, Uill Ljuis (Will Lewis), ka dhënë dorëheqjen pas polemikave rreth shkurtimeve të rreth 300 punonjësve në gazetën prestigjioze në pronësi të miliardierit Xhef (Jeff) Bezos.


Vetë enti mediatik në fjalë e njoftoi këtë lajm.


Z. Ljuis (Lewis) tha se e mori këtë vendim të vështirë për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme për entin mediatik “The Washington Post”.


Ai u punësua nga z. Bezos në fillim të vitit 2024 me qëllim transformimin e gazetës dhe përfundimin e viteve të humbjeve financiare dhe rënies së lexueshmërisë.


Ai dha dorëheqjen vetëm disa ditë pasi kompania uli stafin e saj me 30%, duke shkaktuar kritika nga punonjësit aktualë dhe ish-punonjësit e Post-it.


Merti Beron (Marty Baron), ish-redaktori i njohur i Post-it, e quajti atë një nga ditët më të errëta në historinë e një prej organizatave më të mëdha të lajmeve në botë.


Z. Ljuis (Lewis) do të zëvendësohet nga z. Xhef (Jeff) D'Onofrio, ish-drejtori financiar i gazetës.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page