ENTI MEDIATIK “FINANCIAL TIMES”: FAMILJA ROTHSÇAILLD (ROTHSCHILD) U NGATËRRUA ME PEDOFILIN XHERFI (JEFFREY) EPSTEIN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 3 min read

Londër, Mbretëria e Bashkuar | Financieri pedofil amerikan Xherfi (Jeffrey) Epstein, shkelës seksual i dënuar penalisht, dyshohet se luajti rol qendror dhe të paguar në zgjidhjen prej 45 milionë dollarësh ($) midis grupit bankar zviceran “Edmond de Rothschild” dhe Departamentit të Drejtësisë të ShBA-ës në vitin 2015.
Kjo u raportua nga enti mediatik britanik “Financial Times”, duke cituar qindra email-e të bëra publike nga Departamenti amerikan i Drejtësisë që dyshohet se dokumentojnë marrëdhënien midis znj. Eriën dë Rothsçailld (Ariane de Rothschild), udhëheqëses së grupit, dhe pedofilit Epstein.
Në fund të vitit 2015, banka, e përfshirë në një hetim për ndihmën që u dha klientëve amerikanë për të fshehur asetet, po negocionte një zgjidhje me autoritetet amerikane.
Në një shkëmbim në muajin dhjetor, znj. Dë Rothsçailld (de Rothschild) i kërkoi pedofilit Epstein të konfirmonte shumën (45 milionë $) duke marrë një përgjigje se, duke përfshirë 10 milionë dollarë ($) në tarifa ligjore dhe 25 milionë dollarë ($) për veten e tij, më pak se 80 dollarë ($) do të ishte një rezultat i mirë.
Disa ditë më vonë, departamenti njoftoi zgjidhjen prej 45 milionë ($) dollarësh.
Sipas entit mediatik në fjalë, midis viteve 2013 dhe 2019, pedofili Epstein shërbeu si këshilltar biznesi dhe person i besuar vetjak i znj. dë Rothsçailld (de Rothschild), e cila, mori udhëheqjen operative të grupit në vitin 2015.
Emailet duket se zbulojnë një marrëdhënie më të ngushtë nga sa deklaroi më vonë bankieria, pasi kishte folur me entin mediatik amerikan “The Wall Street Journal” për kërkimin e këshillave vetëm në disa raste.
Në mesazhe, znj. dë Rothsçailld (de Rothschild) thuhet se ndau shqetësime vetjake dhe profesionale, ndërsa pedofili Epstein ofroi këshilla strategjike, duke përfshirë qeverisjen e brendshme dhe mosmarrëveshjet familjare në lidhje me përdorimin e emrit Rothsçailld (Rothschild).
Grupi bankar i tha entit mediatik “Financial Times” se z. Epstein u kompensua për konsulencë strategjike dhe mbështetje për zhvillimin e biznesit, veçanërisht në menaxhimin e polemikave me Departamentin e Drejtësisë.
Përfaqësuesit e grupit Rothsçailld (Rothschild) pretendojnë se nuk ishin në dijeni të sjelljes vetjake të pedofilit Epstein dhe dënuan në mënyrë të prerë krimet e tij, duke shprehur keqardhje që nuk kishin mësuar më parë për fushëveprimin e plotë të akuzave.
Komunikimet zbulojnë gjithashtu përfshirjen e pedofilit Epstein në kontaktet paraprake me institucione financiare si UBS, Rockefeller & Co. dhe Julius Baer, si dhe në organizimin e një takimi me Apollo Global Management në vitin 2016.
Disa propozime, duke përfshirë sugjerime për ristrukturimin e korporatave ose bashkëpunime më të gjera, thuhet se nuk u ndoqën.
Gjatë periudhës së raportimit, banka u përball gjithashtu me një riorganizim të brendshëm; një inspektim policor dhe një gjobë prej 9 milionë € në Luksemburg për mangësi në kontrollet kundër pastrimit të parave që lidhen me skandalin 1MDB; një rast korrupsioni; ryshfeti dhe pastrimi parash që përfshinte fondin sovran të pasurisë malajziane.
Email-et në fund të fundit do të zbulonin shkëmbime mbi çështje personale, këshilla dhe kontakte, duke përshkruar një marrëdhënie të vazhdueshme.
Pedofili Epstein sugjeroi gjithashtu punësimin e figurave të profilit të lartë, përfshirë Xhes Steilli (Jes Staley) dhe avokaten Kethi Rumllër (Kathy Ruemmler), por këto sugjerime nuk u realizuan kurrë.
Grupi “Edmond de Rothschild” përsëriti se ai mbetet i përkushtuar ndaj modelit të tij të familjes së pavarur.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments