top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHQIPËRIA AMË DUHET TË HAPË KONSULLATA NË KRAHINËN E SANXHAKUT DHE NË KRAHINËN E PRESHEVËS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 hour ago
  • 2 min read

Nga z. Refik Hasani.

Prishtinë, Republika e Kosovës | Shqipëria ka obligim moral, kombëtar dhe kushtetues të brengoset edhe për shqiptarët jashtë shtetit administrativ.

 

Shqiptarët në Serbi kanë organizuar Referendumin e Krahinës së Sanxhakut, mbajtur më 25, 26 dhe 27 tetor 1992.

 

Po ashtu, përveç Referendumit të Krahinës Shqiptare në Serbi, mbajtur më 1 dhe 2 mars 1992, kjo trevë ka përjetuar edhe kryengritjen e armatosur, përmes Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, një sakrificë e madhe në mbrojtje të pragut, dinjitetit dhe identitetit, për realizimin e të drejtës plebishitare të këtij referendumi.

 

❗ Shqipëria ende nuk ka krijuar asnjë fond dhe asnjë kod të rregullt buxhetor të dedikuar për këto dy krahina.

 

Publikisht apeloj se është momenti i fundit që Shqipëria të angazhohet seriozisht dhe të hapë konsullata:

📍 në Rajonin e Sanxhakut.

📍 në Rajonin e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

 

Kjo do të ndihmonte realisht sepse:

▪️ Shqiptarët e këtyre krahinave përballen me mungesë përfaqësimi dhe mbështetje institucionale.

▪️ Hapja e konsullatave nuk është vetëm simbolike, por detyrë shtetërore dhe hap konkret për mbrojtjen e të drejtave dhe identitetit kombëtar.

▪️ Shqiptarët në këto dy krahina meritojnë mbështetje reale, jo deklarata.

▪️ Konsullatat shqiptare = të drejta + identitet i mbrojtur, prodhojnë veprime konkrete, jo vetëm fjalë.

▪️ Kur shteti Amë nuk është pranë shqiptarëve, kjo krijon boshllëk të rrezikshëm institucional.

▪️ Mbrojtja e të drejtave individuale dhe kolektive, si dhe kultivimi i identitetit dhe dinjitetit shqiptar jashtë kufijve, është detyrë kombëtare e shtetit Amë.

▪️ Forcimi i pranisë diplomatike të Shqipërisë në këto dy krahina është hap strategjik për të drejtat, identitetin dhe stabilitetin rajonal.

 

📌 Politika e jashtme shqiptare duhet të jetë veprim konkret, jo vetëm deklarative.

 

Këto dy krahina janë ndër rajonet më të pazhvilluara ekonomikisht dhe më të diskriminuara në Evropë, pavarësisht se kanë mbajtur referendume plebishitare.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page