TIRANË | KRYEMINISTRI EDI RAMA E KA NUHATUR SE DO TË PEZULLOHET NGA FUNKSIONI NGA AUTORITETET E POSAÇME TË DREJTËSISË PENALE; SYNON TË NDRYSHOJË KODIN E PROCEDURËS PENALE PËR TË MBROJTUR VETEN!
- Agjencia Telegrafike Vox

- 7 hours ago
- 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama e ka ndjerë se rrogozi po i merr nem, dhe se e pret fati i Zv/Kryeministres Belinda Balluku; që do të thotë, se, nuk do të jetë e largët dita kur ai të pezullohet me vendim gjykate nga funksioni kryeministror për shkelje të rënda në ushtrimin e tij.
Prandaj, pa humbur kohë, Ministria e Drejtësisë është angazhuar për të hartuar formulime juridike, me qëllim ndryshimin e nenit përkatës në Kodin e Procedurës Penale; me anë të cilit, synohet që të pengohet pezullimi i tij nga funksioni, por, edhe i një sërë subjekteve të tjerë ushtrues detyrash të larta shtetërore të lidhur me mirëbesim politik me të.
Objekt pune nga aparatçikët e Ministrisë së Drejtësisë është neni 242 i Kodit të Procedurës Penale, i cili, rregullon masën proceduriale penale të lidhur me pezullimin e ushtrimit të një detyre apo të një shërbimi publik.
“Me vendimin që disponon pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik, gjykata i ndalon përkohësisht të pandehurit, plotësisht ose pjesërisht, veprimtarinë që lidhet me to.
Kjo masë nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral përfshi, Presidentin e Republikës, Kryeministrin, Anëtarët e Kabinetit Qeverisës, Avokatin e Popullit, Kreun e KLSH-së dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë”.
Kështu thuhet në formulimin paraprak të aparatçikëve të partisë në pushtet, që pritet të kalojë për miratim - për t’u bërë realitet i ekzekutueshëm procedurial penal; e thënë shkurt e shqip, për ta mbrojtur atë vetë dhe bashkëpunëtorët/et e tij hajdutë/e nga pezullimi nga funksionet në Qeveri dhe më gjerë.
Pezullimi nga funksioni do të ishte tejet poshtërus për Kryeministrin Rama, pasi, do të ekspozonte mungesën e ndershmërisë për të drejtuar Qeverinë në raport të drejtë me Kushtetutën dhe kuadrin e saj rregullator në funksion të interesave më të larta të mbarë Popullit, por, njëkohësisht, do të vinte në dukje, kapjen për gryke që Agjentura e Krimit Ordiner (llumi dhe turpi i shoqërisë shqiptare) i ka bërë jo vetëm atij vetë dhe mbarë Qeverisë nën drejtimin e tij, por, mbarë institucioneve themelore të shtetit shqiptar; të cilat, ajo i përdor kriminalisht për t’u pasuruar materialisht në mënyrë marramëndëse.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments