MBRETËRIA E BELGJIKËS | KOMISIONI EVROPIAN: PRESIDENTI POLAK KAROL NAUROKI (NAWROCKI) DUHET TË MIRATOJË EMËRIMIN E GJYQTARËVE TË RINJ.

Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | Komisioni Evropian i ka bërë thirrje presidentit polak të vërtetojë emërimin e tetë gjyqtarëve të rinj, menjëherë pas këshillimeve që ai zhvilloi me përfaqësuesit e shumicës qendrore dhe partive opozitare nacionaliste, me qëllim gjetjen e një rrugëdaljeje nga kriza aktuale politike dhe institucionale.
“Është detyrë e autoriteteve polake të sigurojnë që Gjykata Kushtetuese të funksionojë në përputhje me Kushtetutën polake dhe jurisprudencën përkatëse të Gjykatës së Drejtësisë të Bashkimit Evropian”.
Kështu tha një zëdhënës i Komisionit Evropian për agjencinë franceze të lajmeve “Afp”, duke shtuar se emërimi i tetë anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese bie brenda kompetencës kushtetuese të Sejm-it (Dhoma e Ulët e Parlamentit), megjithëse presidenti polak Karol Nauroki (Nawrocki) ka refuzuar ta ratifikojë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments