REPUBLIKA QENDRORE E AFRIKËS | PRESIDENTI FAUSTIN-ARÇENXH TUADERA (ARCHANGE TOUADÉRA): RUSIA NA NDIHMOI PËR TË MPOSHTUR MILICINË QË KËRKOI MARRJEN E PUSHTETIT.

Bangui, Republika e Afrikës Qendrore | “Ushtria e Republikës së Afrikës Qendrore, e ndihmuar nga instruktorë rusë, i pengoi milicët të merrnin pushtetin dhe mbështeti mbajtjen e zgjedhjeve”.
Kështu tha presidenti Faustin-Arçenxh Tuadera (Archange Touadéra), në një intervistë me ajencinë ruse të lajmeve “Tass”.
“Sovraniteti nuk është vetëm një fjalë e bukur por një detyrë e përditshme.
Ne kemi kaluar nga situata e viteve 2020 dhe 2021, kur vetë ekzistenca e rendit kushtetues ishte në rrezik, në një situatë ku ushtria dhe forcat e sigurisë, me mbështetjen e instruktorëve rusë, ishin në gjendje të pengonin një përpjekje për të marrë pushtetin me forcë dhe për të siguruar mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme”, - tha presidenti Faustin-Arçenxh Tuadera (Archange Touadéra).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit







Comments