THIRRJE PUBLIKE PËR AUTORITETET E LUFTËS KUNDËR DROGËS NË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read
Tiranë, Shqipëri | Disa deputetë të subjektit politik pushtet-kërkues Partia Demokratike e Shqipërisë gjenden në Uashington për të marrë pjesë në një forum për sigurinë.
Në postimin e tyre, në rrjetin social virtual “Facebook” thuhet tekstualisht:
1- “Bashkë me kolegët në forumin e sigurisë në Washington.
Siguria është kyçe për zhvillim. Lufta kundër kartelave të drogës është një hap i domosdoshëm për të krijuar stabilitet dhe mundësi reale zhvillimi.
Në SHBA, administrata Trump e ka intensifikuar këtë luftë, duke forcuar sigurinë kombëtare.
Po ashtu, për vende të tjera si Shqipëria, përballja me krimin e organizuar dhe forcimi i institucioneve të drejtësisë janë thelbësore për një mjedis të sigurt dhe zhvillim afatgjatë”.
Mbështetur mbi sa më sipër, u bëj thirrje autoriteteve amerikane të luftës kundër drogës, që ta shoqërojnë për intervistim policor deputetin telefon-mbajtës të fotografisë selfi (selfie) dhe ta pyesin shkurtimisht nëse mbështetet politikisht nga narko-individë, nga narko-familje, nga narko-biznese dhe kriminelë ordinerë të natyrave të tjera në territorin gjiriz dhe bastion të Agjenturës së Krimit Ordiner, në fshatin Yrshek, të Njësisë Administrative Kashar, të Bashkisë së Tiranës?
Shënim: Është e çuditshme se përse fjalën Uashington e shkruajnë Washington!
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)






















Comments