top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ME RASTIN E “DITËS SË KUJTESËS” PËRKUJTOJMË KONTRIBUTIN E MBRETIT ZOG DHE TË QEVERISË SË TIJ PËR MBROJTJEN E HEBRENJVE ME AKTE SHTETËRORE (PO TË MOS I MBRONTE QEVERIA NUK MUND T’I MBRONTE POPULLI).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 5 days ago
  • 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Mbreti Ahmet Zog dhe Kryeministri Mustafa Kruja i pajisën hebrenjtë me pasaporta shqiptare.


Mbreti Zog e kreu mbrojtjen e hebrenjve me ligj.


Mbreti Zog lëshoi ​​dekret mbretëror për diplomatët shqiptarë në të gjithë Evropën për t'u dhënë viza dhe pasaporta refugjatëve hebrenj.


Albert Ajnshtajni thuhet se u pajis me një pasaportë shqiptare pas ndërhyrjes personale të Mbretit Zog, pasi pasaporta gjermane e Ajnshtajnit u sekuestrua. Ai e përdori këtë pasaportë për të udhëtuar në Amerikë.


Gazeta Jewish Daily Post raportoi se diplomatët shqiptarë kishin zbatuar urdhra për të paktën një muaj për të lëshuar aq pasaporta sa kërkoheshin nga hebrenjtë që dëshironin të jetonin në Shqipëri.


Pak para pushtimit italian, qeveria e Zogut lëshoi ​​një qarkore në janar dhe shkurt 1939 duke lehtësuar kërkesat për viza për të ndihmuar hebrenjtë që kërkonin strehim, pavarësisht presionit për të zbatuar kuota.


Qeveria shqiptare e udhëhequr nga Mustafa Kruja vazhdoi të përdorte autoritetin e saj për t'u siguruar dokumentacion hebrenjve.


1942 | Në prill, afërsisht 100 familje hebreje u zhvendosën nga Kosova në vende më të sigurta në Shqipëri (Berat dhe Kavajë).


Administrata e Mustafa Krujës u siguroi shumë prej këtyre refugjatëve karta identiteti shqiptare me emra vendas shqiptarë për të fshehur origjinën e tyre të vërtetë nga policia ushtarake italiane dhe ajo gjermane.


Rafael Jakoel në vitin 1943 takua me përfaqësues të shqiptarëve (përfshi Ministrin e Brendshëm të asaj kohe, Xhafer Devën) për të kërkuar që hebrenjtë në Shqipëri të mos dorëzoheshin te nazistët.


Ministri u tregoi atyre listen me emrat e hebrenjve që po kërkonin gjermanët. Por, besa ishte aq e fuqishme sa që ai nuk ua kishte dorëzuar atyre këta njerëz në listë”, pat rrëfyer Jakoeli.


Kryeministri Edi Rama nuk tha asnjë fjalë në lidhje me këto fakte historike gjatë vizitës së tij në Shtetin e Izraelit; ai është peng i historianëve të kuq.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page