KURBIN | EMANUEL (GEHARD) BASHA (LIKA) U ARRESTUA; IU KAP ATUTOMATIK “SCORPION” DHE FISHEKË; DONTE TË MERRTE HAK PËR VRASJEN E VËLLAIT ILIR GJINI.

Kurbin, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Emanuel (Gehard) Basha (Lika), me moshë 37 vjeç.
Ai është vëllai i z. Ilir Gjini, i cili u vra në datën 9 korrik të vitit 2026 në Kurbin.
Nga të dhënat penale paraprake kumtohet se ishte nisur për të marrë hak për vrasjen e vëllait.
Si doras për vrasjen e tij është shpallur në kërkim policor:
1- Z. Emiljan (Artur) Suti.
Njoftim | Finalizohet operacioni i koduar “Argos”.
Lëvizte i armatosur dhe me automjet të blinduar, me targa gjermane, arrestohet në Fushë Milot, vëllai i 40-vjeçarit.
I arrestuari, shtetas me precedent kriminal.
Sekuestrohen 1 armë zjarri automatike tip "Skorpion" municion luftarak dhe automjeti tip “Mercedes-Benz ML”.
Si rezultat i monitorimit permanent të situatës në qark, nëpërmjet punës intensive operative dhe kontrolleve, si dhe si rezultat i analizimit dhe ndjekjes në dinamikë të ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, me qëllim parandalimin e ngjarjeve të lidhura me to dhe parandalimin e krimeve në përgjithësi, specialisët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit Operacional të Hetimit dhe me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, finalizuan operacionin e koduar “Argos”.
Në kuadër të operacionit u parandalua një vrasje, dyshohet për hakmarrje në lidhje me vrasjen e shtetasit I. Gj. alias I. L. alias I. K. alias I. N., 40 vjeç, kryer më datë 09.07.2026, në Kurbin.
Po në kuadër të operacionit u arrestua shtetasi E.(G.) B.(L.), 37 vjeç, banues në Kurbin, me precedent për përfshirje në ngjarje kriminale të mëparshme (vëllai i 40-vjeçarit).
Automjeti tip “Mercedes-Benz ML”, i blinduar dhe me targa gjermane, që drejtonte 37-vjeçari, u ndalua në Fushë Milot.
Gjatë kontrollit fizik, 37-vjeçarit iu gjet 1 armë zjarri automatike tip "Skorpion" me një krehër me 16 fishekë.
Vijojnë intensivisht hetimet dhe puna policore, për kapjen e autorit të vrasjes së 40-vjeçarit, si dhe për dokumentimin e rrethanave të saj.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments