top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TIRANË | U ARRESTUA AMARILDO DACI; U SHPALL NË KËRKIM POLICOR DORJAN HASKAJ; BASHKËPUNËTORË TË KLEJVIS CAKËS (LUSHËS) NË PËRPJEKJEN PËR VRASJEN E JUGLEN ABAZIT; XHONATAN QERIMI TASHMË ËSHTË ARRESTUAR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 22
  • 1 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Amarildo Daci, me moshë 30 vjeç.


Shpallën në kërkim policor:

1- Z. Dorjan Haskaj.


Konsiderohen bashkëpunëtorë të:

1- Z. Klejvis Caka (Lusha), i konsideruar doras në përpjekjen për vrasjen e:

a- Z. Juglen Abazi.


I arrestuar si i lidhur me dinamikën e ngjarjes kriminale në fjalë është edhe:

1- Z. Xhonatan Qerimi.


Njoftim | Si rezultat i veprimeve intensive hetimore, të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur më datë 02.08.2025, në Fresk, ku u plagos me armë zjarri një 28-vjeçar, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda kanë arrestuar shtetasin A. D., 30 vjeç dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin D. H., për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Përkrahja e autorit në krim”.


Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, pas plagosjes me armë zjarri të shtetasit J. A., 28 vjeç, kanë kryer veprime (lëvizje dhe fshehje të sendeve) për të penguar zbardhjen e ngjarjes dhe për të përkrahur autorin e saj, shtetasin K. C. (L.), i cili është shpallur në kërkim, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page