TIRANË | KLAJDI ÇOLLAKU DENONCOI SE PARATË E MBLEDHURA PËR NJË TË RI AUTIK DHE NËNËN E TIJ NUK PO KALOJNË NË LLOGARINË E TYRE BANKARE.

Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni nga burimet e hapura se:
1- Z. Klajdi Çollaku, denoncoi se një shumë të hollash prej njëqind e gjashtëdhjetë e një mijë e shtatëqind e pesëdhjetë e katër (161,754) $, të mbledhura nga subjekti “Brandon Forever 22 Legacy”, në trajtë dhurimesh nga Bota Shqiptare për një të mitur me spektër autik dhe për nënën e tij të quajtur File, nuk po kalojnë në llogarinë bankare të tyre.
Deklaratë | Jam çdo ditë në kontakt me nënë Filen dhe Andin, duke i ndjekur hap pas hapi.
Problemi i vetëm është se organizata që ka hapur GoFundMe-n nuk i përgjigjet asnjë lloj mesazhi dhe telefonate.
Nuk dua që të hedh akuza pa më kthyer ata përgjigje, pasi janë 160 mijë euro dhe ata duhet të bëjnë çdo gjë transparente, pasi miqtë dhe shokët tanë kanë hedhur lekë dhe nuk po dinë se ku po shkojnë.
Nuk ka asnjë lloj transparence.
Prandaj, ju lutem, ktheni mesazh e bëni çdo gjë transparente, për gjithë mundin e shqiptarëve që kanë dhuruar për nënë Filen dhe Andin.
Po presim një përgjigje, në të kundërt, çdo gjë do të denoncohet në polici, tha z. Çollaku.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






Comments