top of page
E BARDHË SHIRIT.png

“FUSHA E LAPRAKËS”; TIRANË | ARBËR KRRASHI U SHPALL NË KËRKIM POLICOR; DASHAMIR TAHIRI DHE BLEDAR DAUTI U PLAGOSËN ME ARMË ZJARRI.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
6 hours ago
2 min read

Fusha e Laprakës”, Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit shpallën në kërkim policor:

1- Z. Arbër Krrashi, me moshë 36 vjeç, banues në Tiranë.


Ai konsiderohet doras në plagosjen me armë zjarri të:

1- Z. Dashamir Tahiri, me moshë 35 vjeç.

2- Z. Bledar Dauti, me moshë 39 vjeç.


Njoftim | Tiranë.


Zbardhen brenda 24 orëve, autorësia dhe rrethanat e plagosjes së dyfishtë me armë zjarri, kryer mbrëmë, në Laprakë.


Identifikohet autori i dyshuar dhe punohet intensivisht për kapjen e tij.


Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore kryer nga specialistët e sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, me qëllim zbardhjen e autorësisë dhe rrethanave të plagosjes me armë zjarri, të shtetasve D. T. dhe B. D. (miq me njëri-tjetrin), rreth orës 21:20 të datës 08.09.2026, në Laprakë, u mundësua identifikimi i autorit të dyshuar të rastit, shtetasit A. K., 36 vjeç, banues në Tiranë.


36-vjeçari dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të 2 shtetasve, për motive të dobëta, dhe është larguar me automjet.


Të dëmtuarit janë jashtë rrezikut për jetën.


Punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit A. K.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të metejshme, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page