top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TROPOJË | U ARRESTUAN NDRIÇIM GJOCAJ DHE GËZIM HASANPAPAJ.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
29 minutes ago
2 min read

Tropojë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Ndriçim Gjocaj, me moshë 36 vjeç.

2- Z. Gëzim Hasanpapaj, me moshë 60 vjeç.


Ata konsiderohen përgjegjës për vdekjen në krye të detyrës të:

1- Z. Muhamet Sylisufaj.


Konsiderohen përgjegjës edhe për plagosjen në krye të detyrës të:

1- Z. Albert Dunisha, me moshë 40 vjeç.

2- Z. Ilir Dautaj, me moshë 47 vjeç.

3- Z. Afrim Aliaj, me moshë 21 vjeç.


Njoftim | Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Kukës, u ndaluan shtetasit N.Gj. Drejtor i Shërbimeve Publike, Turizmit dhe Transportit dhe shtetasi G.H., teknik i mirëmbajtjes së rrugëve në Bashkinë Tropojë, nën akuzë për veprat penale ‘Shpërdorim detyre’ dhe ‘Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë’ parashikuar nga nenet 248 dhe 289 të Kodit Penal.


Shtetasit në fjalë u ndaluan në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr. 390 të vitit 2026, të regjistruar pas ngjarjes së ndodhur në Fshatin Bujan, Bashkia Tropojë.


Në këtë zonë, në datën 08.09.2026, punonjësit e bashkisë M.S., A.D., I.D. dhe A.A., duke montuar një shtyllë të ndriçimit rrugor kanë bërë kontakt me përcjellësit elektrik dhe për pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi M.S., dhe janë dëmtuar punonjësit e tjerë, A.D., I.D. dhe A.A, u tha ndër të tjera në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page