“RRUGA E DURRËSIT”; TIRANË | LOKALIT TË ARBËR SINANIT IU VENDOS LËNDË PLASËSE; PO HETOHET NË LIDHJE ME VEPRIMTARINË E TIJ NË TERRITORIN E REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 18
- 1 min read

“Rruga e Durrësit”, Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit konstatuan se:
1- Rreth orës 03:45, në “Rrugën e Durrësit”, në lokalin në pronësi të z. Arbër Sinani, pati një shpërthim me lëndë plasëse, e cila, ishte e vendosur pranë derës hyrëse të lokalit.
Po hetohet në lidhje me veprimtarinë e z. Sinani në territorin e Republikës Federale të Gjermanisë - ku dyshohet i përfshirë në veprimtari kriminale të lidhura me tregtinë e drogërave.
Njoftim | Rreth orës 03:45, në Rrugën e Durrësit, në lokalin në pronësi të shtetasit A. S., dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lënde plasëse, e vendosur pranë derës hyrëse të lokalit.
Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nuk ka persona të lënduar.
Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments