TIRANË | FATMIR QOKU U KONSTATUA I VDEKUR NË AMBIENTET E QENDRËS SPITALORE TË BURGJEVE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 5
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:
1- Z. Fatmir Qoku, me moshë 47 vjeç, i dënuar penalisht, u konstatua i vdekur në ambientet e Qendrës Spitalore të Burgjeve.
Ndaj tij ishte shqiptuar dënim penal i formës së prerë me 25 vjet heqje lirie për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”.
Ai ishte shtruar disa herë në Spitalin e Burgjeve; shtrimi i fundit ishte më 28 maj 2026.
Agjencia e Mbikëqyrjes së Ekzekutimit të Vendimeve Penale në bashkëpunim me Prokurorinë vendore ka nisur hetimet penale për të zbuluar dhe dokumentuar shkresërisht shkaqet dhe dinamikën e vdekjes së tij.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka shprehur ngushëllime për familjarët dhe ka garantuar bashkëpunim me institucionet përkatëse.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)















Comments