top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TIRANË | ENDRI MEKSI U PARAQIT NË PROKURORINË E POSAÇME KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 days ago
  • 1 min read
Z. Endri Meksi
Z. Endri Meksi

Tiranë, Shqipëri | Në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u paraqit:

1- Z. Endri Meksi.


Ai konsiderohet subjekt që ka info të çmuara në lidhje me çështjen nën hetim penal paraprak të lidhur me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit “AKSHI”.


Ai ka qenë objekt kanosjeje me jetë.


Një pronë e patundshme e lidhur me të u dëmtua para do kohësh me lëndë plasëse.


Ai është biznesmen dhe pronar i entit mediatik shqiptar MCN TV”, i cili mban një vijë të ashpër (kritike) editoriale ndaj qeverisë së Kryeministrit Edi Rama.


Nuk është e qartë nëse vija editoriale mbahet e ashpër për çështje parimore (të lidhura me interesin publik) apo për çështje inati të lidhura me prekjen e interesave të tij si garues në tenderë publikë (atje ku luhen milionat e € dhe të $).


Ai është i biri i ish-Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, z. Aleksandër Meksi.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page