TIRANË | GJYKATA E APELIT NDRYSHOI MASAT E SIGURIMIT PËR PROTESTUESIT OPOZITARË KLEMEND ÇUÇKA; BUJAR TUSHA; HENRI SHAPLLO; MIRVET TOÇILLA; SEM BICI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 47 minutes ago
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ndryshoi masat e sigurimit vetjak nga “arrest në burg” në “detyrim paraqitje” për:
1- Z. Klemend Çuçka.
2- Z. Bujar Tusha.
3- Z. Henri Shapllo.
4- Z. Mirvet Toçilla.
5- Z. Sem Bici.
Ata u arrestuan gjatë protestës së subjektit pushtetkërkues Partia Demokratike e Shqipërisë e mbajtur në 17 prill.
Ata u konsideruan të përfshirë në shkelje penale të parashikuara si:
1- “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik”.
2- “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.
3- “Mbajtje pa leje të armëve shpërthyese dhe municionit”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)
























Comments