top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TIRANË | ELTON HALILI U ARRESTUA; 3 VJEDHJE NË FSHATIN YZBERISHT DHE NË FSHATIN PRUSH.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
Feb 13
2 min read

Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Elton Halili, me moshë 28 vjeç.


Njoftim | Tiranë.


Finalizohet operacioni i koduar “Eksponenti”, për kapjen e autorit të dyshuar të 7 rasteve të veprimtarive kriminale.


Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, dhe dhunoi një mjek, për shkak të detyrës, ndalohet 28-vjeçari në kërkim.


Ky shtetas, gjithashtu autor i dyshuar i 3 vjedhjeve dhe i një kanosjeje, të kryera gjatë muajit shkurt.


Menjëherë pas kallëzimit të një shtetasi, se për shkak të detyrës mjek, ishte dhunuar në rrugë, nga një shtetas, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 organizuan punën për lokalizimin dhe kapjen e autorit.


Si rezultat, në kuadër të operacionit “Eksponenti”, u ndalua shtetasi E. H., 28 vjeç, i cili nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Dhuna në familje”.


Gjithashtu rezultoi se ky shtetas, më datë 01.02.2026, ka kanosur shtetasin D. D., në banesën e këtij të fundit.


Më tej, dyshohet se shtetasi E. H., më datë 08.02.2026, ka vjedhur në një banesë në Yzberisht, ndërsa më datë 10.02.2026, ka vjedhur në 2 kompani në rrugën e fshatit Prush.


Punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e të gjitha veprimtarive kriminale në të cilat mund të jetë përfshirë shtetasi E. H.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page