TIRANË | U ARRESTUA GAZETARI ELIO LAZE I ENTIT MEDIATIK “PRIZA.AL”; U DENONCUA NGA KLAUS SHAQIRI SE I VURI GJOBË 20 MIJË €.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 12
- 4 min read
Updated: Feb 13

Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Elio Laze, gazetar i entit mediatik shqiptar “Priza.al”, selia e të cilit, gjendet në një apartament, te kompleksi “Kika 2”, pranë lagjes “Komuna e Parisit”; ngjitur me “Klinikën Indiane të Syrit”.
Ai u denoncua për gjobëvënie me vlerë financiare njëzet mijë (20000) € nga:
1- Z. Klaus Shaqiri, punonjës i Drejtorisë së Shëndetit Publik.
Ndaj tij, zhvillohen hetime penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”.
2- “Mashtrim”.
Kumtohet se hetimet penale paraprake ndaj tij janë drejtuar nga prokurori Asllan Bajramaj.
Njoftim | Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve kundër Pronës në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, operacioni i koduar “Portali 1”, i ndjekur me metoda speciale të hetimit.
Shantazhoi një punonjës të administratës publike, për t’i marrë 5000 euro, që të fshinte nga portali që administronte, disa shkrime që kishte postuar për të, arrestohet 37-vjeçari.
I arrestuari, me precedent për armëmbajtje pa leje.
Sekuestrohen shuma e eurove dhe 4 celularë.
Shërbimet e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale dhe ato të Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të një punonjësi të administratës publike, se ishte shantazhuar nga administratori i një portali, finalizuan operacionin e koduar “Portali 1”, i ndjekur me metoda speciale të hetimit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, u kap në zyrën e subjektit, në Tiranë, menjëherë pasi mori 5000 euro nga i dëmtuari, dhe u vu në pranga shtetasi E. L., 37 vjeç.
Ai dyshohet se nëpërmjet shantazhit, i ka marrë punonjësit të administratës publike, shumën e eurove, për të fshirë nga portali që administronte, disa shkrime që kishte postuar për të, në kohë të ndryshme.
Në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Mashtrimi”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.



Enti mediatik “Priza al”, ka denoncuar në një artikull se z. Klaus Shaqiri, kryen veprimtari kriminale nën mbrojtjen e segmenteve të korruptuara të Policisë së Shtetit.
Sipas denoncimeve të entit mediatik në fjalë, z. Shaqiri, përmes subjektit tregtar “Finantex”, drejton disa celula qendra thirrjesh (call center) në Tiranë, duke qarkulluar miliona euro, të cilat, janë të gjeneruara nga mashtrimet që u bëhen qytetarëve evropianë.
Z. Shaqiri, është denoncuar nga enti mediatik “Priza al”, si emërhuadhënës (prestanome) i deputetit të subjektit politik pushtet-kërkues Partia Demokratike e Shqipërisë Belind Këlliçi.
Shkrimi denoncues i entit mediatik “Priza al”, mund të gjendet duke trokitur në lidhjen (linkun) e mëposhtëme. 👇👇👇
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Lajm në përditësim, … 👇👇👇
NJOFTIM PËR SHTYP I PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË
Rrjeti i shpifësve të Lalit dhe Ramës merr goditjen e merituar.
PD: Arrestohet Elio Laze, goditet struktura që sulmonte opozitën dhe shantazhoi Belind Këlliçin
Deklaratë e Partisë Demokratike të Shqipërisë
Një rrjet shantazhuesish dhe gjobvënësish, që pozojnë si gazetarë dhe drejtojnë portale nën urdhrat dhe me paratë e qeverisë dhe krimit të organizuar, ka marrë një goditje të merituar sot.
Pas një operacioni ku janë përfshirë disa institucione ligjzbatuese, Elio Laze, drejtuesi i një portali që përdorej si mjet shantazhi publik ndaj kundërshtarëve të qeverisë dhe Erion Veliajt, ka rënë në prangat e policisë.
Laze, në shërbim të kryebashkiakut të arrestuar dhe një rrjeti ‘të fortësh’ mediatikë, të lidhur me të, që e bëjnë natën ditë e ditën natë, vetëm për të mbrojtur sponsorët e tyre, herë Edin e herë Lalin, ishte i angazhuar prej 2 vitesh në shantazhe, shpifje e linçim ndaj deputetit demokrat Belind Këlliçi dhe një ish-anëtari të Këshillit Kombëtar të PD.
Partia Demokratike përshëndet çdo veprim të ligjit që shkon kundër mashave të krimit të organizuar, të lidhura me qarqet e pushtetit.
Ne dënojmë me forcë çdo akt kërcënimi që ka shoqëruar arrestimin e gjobaxhiut në fjalë nga elementë të lidhur me Hakmarrjen për Drejtësi, që kërkojnë të hakmerren dhe t’i bëjnë presion policisë për një arrest të kryer mbi prova të siguruara në mënyrë operative.
Një rrjet portalesh me emra të çuditshëm, që shpjegojnë edhe pronarët dhe qëllimet e tyre, kanë formuar një orkestër sulmi kundër deputetit Këlliçi dhe ish-anëtarëve apo zyrtarëve tanë.
Çdo sulm, çdo shantazh, çdo shkelje e ligjit, të shënohet dhe do të marrë përgjigjen sipas të gjitha prerogativave që lejon ligji.
Partia Demokratike u kërkon gazetarëve profesionistë të distancohen nga personazhe që fyejnë emrin e tyre dhe të profesionit, dhe të rreshtohen me raportimin e së vërtetës, edhe kur ajo dëmton pushtetin.
ZYRA E MEDIAS DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE
Kështu thuhet në një shënim të z. Belind Këlliçi të botuar në rrjetin social virtual “Facebook”.

___.png)























Comments