top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TIRANË | ARLEN ÇOKU (BANUES NË TIRANË) DHE ENDRIT TOTA (BANUES NË KUKËS) U ARRESTUAN; TRAFIK QENIESH NJERËZORE (4 EMIGRANTË NË MAKINË).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 3 hours ago
  • 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Arlen Coku (Çoku), me moshë 38 vjeç, banues në Tiranë.

2- Z. Endrit Tota, me moshë 35 vjeç, banues në Kukës.


Njoftim | Tiranë.


Finalizohet pas disa javësh hetime me metoda speciale, operacioni i koduar “Relay 4”.


Transportonte drejt Kukësit, 4 emigrantë që synonin të kalonin ilegalisht në shtetet e BE-së, arrestohet 38-vjeçari.


Vihet në pranga dhe bashkëpunëtori i tij.


Sekuestrohen automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët dhe 2 celularë.


Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, si rezultat i hetimeve të kryera gjatë disa javëve, me metoda speciale, me qëllim dokumentimin e veprimtarisë kriminale të 2 shtetasve që bashkëpunonin për aktivitetin e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, finalizuan operacionin e koduar “Relay 4”.


Si rezultat i operacionit u arrestuan shtetasit: A. C., 38 vjeç, banues në Tiranë dhe E. T., 35 vjeç, banues në Kukës.


Në aksin rrugor “Tiranë-Durrës”, u ndalua automjeti me drejtues 38-vjeçarin dhe pasagjerë 4 emigrantë, të cilët po transportoheshin drejt Kukësit dhe më pas do të ndihmoheshin nga 35-vjeçari, për të kaluar ilegalisht në shtetet e BE-së.


Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari kriminale.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page