top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TIRANË | GERI HOXHA DHE REANDO BIBA JANË ARRESTUAR NGA POLICIA E SHTETIT PËR LLOGARI TË PËRFAQËSUESIT SPECIAL TË SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË UNMIK-ut (KOSOVË) - TRAFIK QENIESH NJERËZORE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 5 hours ago
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Geri Hoxha.

2- Reando Biba.


Njoftim | Në Tiranë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve R. B. dhe G. H., banues në Tiranë.


Këta dy shtetas ishin të shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi përfaqësuesi special i sekretarit të përgjithshëm të UNMIK-ut/Kosovë, më 13.01.2026, ka lëshuar urdhërarrest ndërkombëtar për këta dy shtetas, si të dyshuar për kryerjen e veprave penale 'Pjesëmarrje ose organizim i grupit të strukturuar kriminal, në fushën e trafikimit të qenieve njerëzore'.


Dy të dyshuarit janë ndaluar me qëllim ekstradimin drejt autoriteteve të Kosovës, thuhet shkurtimisht në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Z. Geri Hoxha, është i biri i gazetarit hetues nën hetim penal paraprak nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Artan Hoxha, i cili, ka dyshime se arrestimi i të birit mund të ketë prapavijë politike dhe se nuk ka ende qasje në përmbajtjen e akteve proceduriale penale të palës akuzuese, të cilat, do të duhet të merren në shqyrtim nga autoritetet gjyqësore të Republikës së Shqipërisë; me qëllim ekstradimin ose jo të subjekteve të arrestuar nga Policia e Shtetit, në drejtim të autoriteteve ligjzbatuese të Republikës së Kosovës.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page