TIRANË | ALBERT TOGU VDIQ NË SPITALIN E TRAUMËS (KU ISHTE SHTRUAR PAS AKSIDENTIT AUTOMOBILISTIK); BABAI I TIJ KUJTIM TOGU AKUZON MJEKËT PËR NEGLIZHENCË ME PASOJË VDEKJEN E TIJ.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 day ago
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:
1- Z. Albert Togu, me moshë 23 vjeç, drejtues automjeti, vdiq në Spitalin e Traumës.
Ai ishte një nga disa subjektet e përfshirë në aksidentin automobilistik të ndodhur në autoudhën “Milot-Mamurras”.
Të plagosur mbetën edhe:
1- Z. Albion Mamli.
2- Z. Romario Alija.
Babai i viktimës, z. Kujtim Togu, denoncoi se i biri vdiq si pasojë e neglizhencës së mjekëve.
Ai ka denoncuar se ende nuk është kryer autopsia; për shkak Spitali i Traumës nuk ka vënë në dispozicion kartelën mjekësore të të birit të vdekur.
Spitali i Traumës nuk ka reaguar zyrtarisht për denoncimet e z. Kujtim Togu.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments