TIRANË | AGJENCIA E MBIKQYRJES POLICORE ARRESTOI NËNKOMISARIN ADMIR ELEZI ME DETYRË OFICER I POLICISË GJYQËSORE PRANË KOMISARIATIT TË POLICISË NR. 3 TË DREJTORISË VENDORE TË POLICISË SË TIRANËS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 6 hours ago
- 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner të infiltruar në radhët e Policisë së Shtetit dhe asaj Gjyqësore, Agjencia e Mbikqyrjes Policore arrestoi:
1- N/Komisarin Admir Elezi, me detyrë Oficer i Policisë Gjyqësore pranë Komisariatit të Policisë Nr. 3, të Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës.
Njoftim | Tiranë - AMP ka ndaluar me iniciativë një punonjës policie i dyshuar për kryerjen e dy veprave penale.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka ndaluar me iniciativë punonjësin e policisë N/Komisar A. E., me detyrë Oficer i Policisë Gjyqësore pranë Komisariatit të Policisë Nr. 3, Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” parashikuar nga nenet 248 dhe 301 i Kodit Penal.
Ndalimi i tij u bë i mundur pasi në datën 10.03.2026 ka kryer arrestimin në flagrancë të shtetasit H.SH, të cilit gjatë kontrollit teknik iu gjet dhe sekuestrua një shkop metalik i dyshuar si armë e ftohtë.
Gjatë kryerjes së veprimeve proceduriale të administrimit të sendit, punonjësi i policisë nuk ka vepruar në përputhje me procedurat standarde të punës duke ndikuar në tjetërsimin e provave.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën ankesa@amp.gov.al.
Për ankesa me Whatsapp 0694151511
Ose shkarkoni në Play Store dhe App Store aplikacionin “Agjencia Digjitale”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



















Comments