top of page
E BARDHË SHIRIT.png

THETH: U DOGJ NË MËNYRË TË DYSHIMTË NJË BUJTINË NË ZOTËRIMIN E FAMILJES GJEÇAJ (PETRIT GJEÇAJ - AGJENT I BYROSË KOMBËTARE TË HETIMIT - DHE AIDA GJEÇAJ).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 11
  • 3 min read
ree

Theth, Shqipëri, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit konstatuan se:

1- Një restorant i emërtuar “Villa Gjeçaj”, në pronësi të familjes së një agjenti të Byrosë Kombëtare të Hetimit, i quajtur Petrit Gjeçaj, u dogj.

 

Përjashtohet djegia nga shkëndija elektrike.

 

Njoftim | Gjatë orëve të para të mëngjesit, në fshatin Theth, ka rënë zjarr në lokalin në pronësi të shtetasit P. Gj.


Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëmë materiale.


Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.


Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Znj. Gjeçaj hodhi dyshime se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm; tha se nuk ka pasur konflikte apo kërcënime nga njeri; se nuk ka ndërtuar pa leje; se objektet e saj nuk ishin në listën e objekteve që do të shemben nga IKMT-ja.


Deklaratë | “Nuk kam dijeni. Pasi mbrëmë isha në Tiranë për punë administrative. Kur më kanë njoftuar në dy të natës se kishte rënë zjarr në subjektin tim.


Erdhëm, komshinjtë kanë fikur zjarrin, nuk kanë arritur të shpëtojnë gjë. Ishte restorant me panele diellore.


Dhe ishte e pamundur që të fikej, zjarrfikësja nuk ka arritur të vijë në kohë.


Gjithsesi ka ardhur, ka bërë pjesën e saj të fundit. Falenderoj komshinjtë që kanë dhënë ndihmën e parë dhe për të evituar që zjarri të përcillej në godina të tjera, që janë kuzhina dhe bujtina.


Nuk ka pasur dëme në njerëz. Falë zotit jemi mirë sa i përket jetëve njerëzore ndërsa hekurat shkojnë dhe vijnë.


Restoranti është në pronësinë time si Aida Gjeçaj.


Kemi mbi 15 vite që operojmë në këtë sektor. Ndër bujtinat e para që kemi punuar dhe promovuar Thethin në këto vite.


E vetmja gjë që ekspertët kanë konfirmuar është se energjia elektrike nuk është shuar edhe pse godina kishte marrë flakë, gjë që përjashton incidentin nga ndonjë shkëndijë elektrike.


Kështu që për shkaqe të tjera nuk kam dyshime, sepse nuk kam askujt borxh, s’kam asnjë konflikt apo kërcënime.


Nuk e di nga se mund të ketë ardhur. Kemi vetëm 5 dhoma në pronësi, pasi nuk kam dashur të ndërtoj asnjë gjë pa leje. Nuk e di ku ta vë gishtin.


Nuk e di, koeicidenca është e keqe. Thashë nuk kam procedim për prishje sic mund të kenë një pjesë e banorëve sepse s’kam marrë veprime për ndërtime që mund të penalizohesha.


Kam zgjedhur të punoj në nivel të ulët, me restorantin, me një kuzhinë të hapur, me 5 dhoma.


Dëmi i shkaktuar në këtë godinë, e cila është ekologjike, është një strukturë parafabrikat, kostoja e ndërtimit të saj që e kemi përfunduar vitin e kaluar është afërsisht 150 mijë euro.


Kështu që dëmet janë vetëm materiale, dëme kanë çdokush me dashje apo pa dashje.


Përderisa nuk është energjitike, ia lë në dorë drejtësisë dhe ata që janë eksperta këtë punë.


Ua lëmë atyre në dorë. Duke qenë se familjarisht jemi të lidhur me drejtësinë, ia kemi besuar. Besojmë te ligji dhe shteti dhe nuk e di, presim që veprimet të bëhen dhe e vërteta herët a vonë do të dalë”, tha znj. Gjeçaj.

Znj. Aida Gjeçaj.
Znj. Aida Gjeçaj.
ree

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page