top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KABINAT PA LEJE NË KISHËN HISTORIKE TË THETHIT I PËRKASIN PREK KODRËS I CILI KONSIDEROHET SI SUBJEKT I PËRFSHIRË NË PËRPJEKJEN PËR VRASJEN E KRYEMINISTRIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS ALBIN KURTI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 8
  • 4 min read
Z. Prek Kodra.
Z. Prek Kodra.

Theth, Shkodër | Kabinat pa leje në Kishën historike të Thethit, i përkasin:

1- Z. Prek Kodra.

 

Njësia Kundër Terrorizmit e Republikës së Kosovës e konisderon si personi që do vriste me armë zjarri me precizion (snajper):

1- Kryeministrin Albin Kurti.

2- Dy politikanë të tjerë në Prishtinë.

 

Plani për vrasjen e z. Kurti u zbulua në një e-mail sekret të ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, të Republikës së Shqipërisë, Gledis Nano, në muajin shtator të vitit 2022.

 

Ai është i shpallur në kërkim policor nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) i akuzuar si:

1- Anëtar i organizatës kriminale të drejtuar nga z. Suel (Suel) Çela në Elbasan, dhe i përfshirë në sulmin e armatosur kundër z. Ardian Çapja.

2- Si i përfshirë në akte kriminale në çështjen e njohur si “Metamorfoza”.

 

Emri i tij doli në përgjimet platformës së koduar “Sky Ecc” ku u zbuluan lidhjet e:

1- Grupit të strukturuar kriminal “Bajri”.

2- Biznesmenit Pëllumb Gjoka.

3- Shefit të “Operacionale”-s në Policinë e Shtetit, Oltion Bistri.

4- Prokurorit Xhevahir Lita.

 

Të dhënat e mbledhura në rrugë agjenturore për z. Prekë Kodra kumtojnë se:

1- Jetonte në Shkodër.

2- Vepronte në territorin e Tropojës; të Deçanit; dhe të Ferizajt.

Z. Prek Kodra.
Z. Prek Kodra.

Agjencia Telegrafike Vox (Voks) botoi një shkrim ku përfshihej edhe qëndrimi tejet i ashpër i Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë Edi Rama, në lidhje me sfidimin e autoritetit të shtetit në zonën e Thethit. 👇👇👇


KRYEMINISTRI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË EDI RAMA DENONCOI BADËRDINË TE KISHA HISTORIKE E THETHIT | DENONCOI SE PROKURORJA ELSA GJELI U BË PALË ME AGJENTURËN E KRIMIT ORDINER DUKE LEGJITIMUAR SHKELJET.

Foto-montazh që paraqet Kryetarin e Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë Edi Rama dhe vendin ku gjendet Kisha historike e Thethit, ku është kryer badërdi mjedisore kundër një prej vendeve më historike të kombit shqiptar.
Foto-montazh që paraqet Kryetarin e Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë Edi Rama dhe vendin ku gjendet Kisha historike e Thethit, ku është kryer badërdi mjedisore kundër një prej vendeve më historike të kombit shqiptar.

Tiranë, Shqipëri | Kryetari i Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë Edi Rama denoncoi verbalisht një ndërtim pa leje në Theth, duke deklaruar se ai u ngrit me bekimin e segmenteve të korruptuara të shtetit shqiptar, përfshirë këtu edhe prokuroren Elsa Gjeli, vendimi i së cilës, nuk e mbrojti pasurinë kombëtare.


Deklaratë | Pas një masakre të mirëfilltë të rrezikuar nga një individ, i cili rezulton i paarritshëm nga krahu i ligjit, Thethi që është kartolinë e mrekullisë shqiptare dhe që është katandisur mu në zemër të tij në një praktikisht territor toke të xanun.


Si ka mundësi, si është e mundur që pasi, insektoriati përkatës dhe policia konstatojnë një ndërhyrje të tillë mu në zemër të asaj mrekullie të maleve shqiptare, dhe përcjellin rastin në prokurori, prokuroria nuk shpall në kërkim të menjëhershëm personin, por mosfillimin e çështjes.


Duke qenë se kërkova të kuptoj më shumë, u ndesha me një vendim të një prokuroreje zonja Gjeli, që më la pa fjalë.


E ndava vendimin me disa të tjerë për të kuptuar se çfarë nuk arrija dot të kuptoja por edhe reagimi i të tjerëve ishte pa fjalë.


Dhe po ju lexoj se si arsyeton zonja Gjeli, prokurore nga trupa e shumë mirëpaguar me taksat e shqiptarëve, e cila presupozohet se duhet t’i mbrojë pasuritë e përbashkëta të këtij populli, thesaret e këtij vendi, nga individë si ai që ka plagosur Thethin, në cenim total të çdo lloj norme të bashkëjetesës në këtë vend dhe shkelje flagrante të një sërë ligjesh pasi është zonë e mbrojtur.


Një prokurore e Republikës së Shqipërisë përpara trajtimit të një krimi mjedisor, të një krimi ndaj pronës publike, të një krimi ndaj një zone ligjërisht të mbrojtur nga ligji specifik i Shqipërisë, të përsiatet në një jerm si ai që ju lexova dhe që është pjesëz e përroi psikik të pashtershëm në formën e një vendimi të mos fillimit të çështjes penale ndërkohë që gjithë ai komunitet banorësh e sipërmarrësish të vegjël dhe bashkë me ta edhe vizitorësh e turistësh ndihet i përdhunuar nga një individ që në mes të Theshit ka ngritur fshatin e tij të vogël turistik pa leje.


Për zonjën Gjeli kjo nuk përbën vepër penale, është vetëm një kulminacion i një zinxhiri jo të shkurtër hallkash të përbëra nga vendime skandaloze, të prokurorëve.


Duke qenë se kthehem nga Vlora ku vazhdojmë punën që na obligon një mbështetje historike që kemi marrë në qytetin e Vlorës dhe qarkun me 9 deputetë, ju jap një tjetër fakt se si na është bërë e pamundur të zhvillojmë projektin “Vlora Sport” te Pylli i Sodës në truall shtetëror se një prokuror tjetër ka vënë në sekuestro për falsifikim prone pronat shtetërore përkatëse por sekuestroja zgjat prej vitesh të tëra dhe të tilla ka plot.


Tani unë i kam kërkuar ministrisë së Drejtësisë të veprojë ndaj zonjës Gjeli, e cila ka lënë në baltë shtetin dhe ka lënë në baltë qytetarët e Republikës, ka lënë në baltë të gjithë ato struktura që përpiqen të ruajnë kufijtë e ligjit, dhe e cila është e padenjë për të qenë e paguar nga taksapaguasit si prokurore dhe kam kërkuar që çështja e saj t’i përcillet Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i cili duhet të shikojë dëmin e madh që i ka sjellë mosfillimi i çështjes penale republikës dhe interesit publik dhe të gjykojë nëse zonja Gjeli është apo jo e denjë për t’u paguar ende nga taksat e shqiptarëve si prokurore.


Ky është rasti i parë që do të pasohet nga të tjerë sa herë do të ndeshemi me prokurorë territoresh që nga njëra anë paguhen më shumë se mjekët, mësuesit e policët dhe nga ana tjetër, tradhtojnë me paditurinë e tyre dhe paaftësinë e tyre apo me qëllim, këtë se di , po tradhtojnë me paturpësi interesat e republikës së Shqipërisë dhe qytetarët e këtij vendi, tha Kryeministri Rama.


Deklaratë | Prokuroria e Shkodrës tha se rasti nuk konsiderohet ndërtim pa leje.


Prokuroria e Shkodrës tha se strukturat kanë qenë kontejnerë të përkohshëm pa themele, të vendosura mbi pllaka guri, dhe si të tilla, nuk përmbushin kriteret për tu konsideruar objekte ndërtimi.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page