INSPEKTORATI KOMBËTAR I MBROJTJES SË TERRITORIT NDËRMORI VEPRIME PËR SHEMBJEN E OBJEKTEVE PA LEJE NË FSHATIN THETH.

Updated: Apr 11

Fshati Theth, Shkodër, Shqipëri | Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ndërmori veprime për shembjen e objekteve pa leje në zonën turistike të Thethit.
Veprimet institucionale të IKMT-së u kundërshtuan nga banorët, te cilët, dolën në protestë, duke bllokuar urën në hyrje të fshatit, për të penguar Policinë e Shtetit dhe IKMT-në të kryente veprimet e parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
“Janë shtëpia druri, pa beton, pa asgjë, thjesht druri në tokën time”, deklaroi një banor me aftësi të kufizuara duke qarë.
“Kemi aplikuar për leje por nuk na e japin. Kërkojmë nga shteti që të mos na i prishë, ngelim në rrugë të madhe”, deklaroi një tjetër banor.

Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









Comments