FSHATI PROPTISHT; MOKËR; POGRADEC | BLERIM ÇELA U ARRESTUA; PLAGOSJA E MINIR ÇELËS.

Fshati Proptisht, Mokër, Pogradec, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Blerim Çela, me moshë 51 vjeç.
Ai konsiderohet doras në plagosjen me armë të ftohtë (thikë) të:
1- Z. Minir Çela, me moshë 48 vjeç.
Njoftim | Plagosi me mjet prerës (thikë), 1 shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe shoqërohet në Komisariat, autori i dyshuar.
Rreth orës 09:00, në fshatin Proptisht, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi B. Ç. 51 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin M. Ç., 48 vjeç, i cili u transportua në spital dhe po merr ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë vijuar kërkimet për kapjen e autorit të dyshuar.
Si rezultat i kontrolleve, është kapur në fshatin Proptisht, autori i dyshuar, shtetasi B. Ç., i cili është shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor vijon punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit








Comments