THETH: FAMILJA KOÇEKU (E NJOHUR PËR LIDHJEN ME “KULLËN E NGUJIMIT”) PROTESTOI KUNDËR PRISHJES SË NDËRTIMEVE PA LEJE; JEMI TË ZHYTUR NË BORXHE; NUK KEMI KU TË SHKOJMË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jul 9
- 1 min read

Theth, Shkodër, Shqipëri | Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) nisi sot aksionin për shembjen ndërtimeve pa leje në pronësi të familjes Koçeku, të njohur në zonë për lidhjen me “Kullën e Ngujimit”.
Situata u tensionua kur një anëtar i familjes (person me aftësi ndryshe), u shtri përpara fadromës për të penguar prishjen e objekteve.
Ai ka deklaruar se familja ndodhet në kushte të vështira ekonomike dhe e ka humbur kuptimin e jetës nëse i shemben objektet.
“Jemi të zhytur në borxhe, nuk kemi ku të shkojmë”, deklaroi ai.
IKMT-ja pretendon se banorët janë njoftuar paraprakisht dhe se ndërtesat janë të paligjshme (të ndërtuara pa leje ndërtimi).
Aksioni i IKMT-ës është pjesë e një fushate më të gjerë për lirimin e hapësirave të zëna në mënyrë të paligjshme anë e mbanë Shqipërisë.

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments